Shyhrete Behluli bëhet me shofer personal


Shyhrete Behluli është padyshim një nga këngëtaret më të arrira të muzikës popullore dhe pothuajse të gjitha veprimet e saj zgjojnë kureshtje.

Këngëtarja ka dekada në skenë duke sjellë bashkëpunime shumë të pëlqyera ndër vite e duke krijuar një karrierë mjaft të suksesshme, për të cilat është shprehur disa herë se ka punuar fort dhe ka sakrifikuar shumë.

Bilbili i muzikës popullore tashmë ka fytyra publike edhe fëmijët, që secili është më i suksesshëm e më i edukuar se tjetri, këtu sigurisht ka gisht edhe Shyhretja e Luani, si prindër të përkushtuar.

E gjithë kjo punë e palodhshme e përkushtim, i është kthyer me të njëtjën monedhë, pasi sot fëmijët e saj e ndihmojnë atë në secilën paraqitje dhe jo vetëm.
Madje në këtë foto shihet se Engji është në gjendje të bëhet edhe shofere personale e nënës së saj.

Baby Boo