“Shuplakat”, dëshmitarët treguan për protestat


Gjykimi për dhunën porositur para Komunës Qendër në vitin 2013 vazhdoi me marrjen në pyetje të dëshmitarëve me propozim të Prokurorisë Speciale Publike. Cvetanka Simonovska dhe Biljana Çurlinova, anëtarë të këshillit në komunën Qendër, pesë vjet më parë, i përshkruan ngjarjet. Të dyja theksuan se protesta nuk ishte spontane dhe madje që atëherë kanë vërrejtur logjistikë partiake në tubimin para komunës. Kolegët e tyre nga VMRO – DPMNE vazhdimisht kanë biseduar në telefon, ndërsa turma i ka thyer xhamat e barakës komunale dhe i kanë fyer këshilltarëve të LSDM-së. Për shuplakat e porositura në Qendër i akuzuar është Ish-Kryeministri Nikola Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Mile Janakieski dhe Daniela Rangelova. Gjithsej të akuzuar janë 14 persona. Dy prej tyre e pranuar fajin dhe morën dënim me kusht.

Baby Boo