Shumica e shqiptarëve nuk e ndjejnë Maqedoninë si shtetin e tyre, prandaj kërkojmë “Shtet për të gjithë” tregon Zejdi


Bartësi i listës për deputetë në njësinë zgjedhore 1, i koalicionit “Tash është koha” mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Skender Rexehpi Zejd, duke folur në Debat Zgjedhor në TV21 për programin e koalicionit, tha se slogani “Shtet për të gjithë” është tregues se shumica e shqiptarëve në Maqedoninë e Vetiut shtetin nuk e ndjejnë si shtetin e tyre, e kjo për arsye të diskriminimit institucional që bëhet, tha Zejdi.

“Shqiptarët nuk janë të përfaqësuar në të gjitha institucionet shtetërore, pavarësisht që kemi pasur Marrëveshjen kornizë të Ohrit që është dashur të përmbyllet në 2004-tën por nuk është përmbyllur ende deri sot” tha kandidati Skender Rexhepi./TV21

Baby Boo