Shumica e amerikanëve besojnë se Obama është presidenti më i mirë i SHBA-ve, i ndjekur nga Bill Clinton dhe Ronald Reagan

Shumica e amerikanëve besojnë se Barack Obama ka kryer më së miri punën si president gjatë historisë së SHBA-ve, thuhet në një sondazh të ri.

Baby Boo

Bëhet fjalë për sondazhin e realizuar nga Pew Research Center, ku 44 për qind e amerikanëve kanë deklaruar se Obama ishte presidenti më i mirë apo i dyti në historinë e SHBA-ve, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, rreth 33 për qind kanë apostrofuar emrin e Bill Clinton, si dhe 32 për qind ishin të bindur se Ronald Reagan ishte presidenti më i suksesshëm.

Rreth 19 për qind kanë deklaruar se Donald Trump është presidenti më i mirë, ndërkaq në vendin e katërt është renditur George W. Bush. Vetëm 12 për qind e amerikanëve besojnë se John F Kennedy ishte presidenti më i mirë.

Dhjetë për qind e qytetarëve e kanë zgjedhur Bush Senior si favoritin e tyre, derisa katër për qind zgjodhën Jimmy Carterin.


Restorant Lumare