Shumë rrugë dytësore në rajonin e Tetovës janë në gjendje të mjerueshme


Rruga që çon tek stacioni i autobusëve në Tetovë, për vite të tëra pret sanimin. E mbushur me gropa më shumë herë, që në disa vende është me thellësi prej mbi 30 centimetrave, gjatë ditëve me shi, shpesh bën që automjetet të pësojnë dë*me të mëdha.
“Dë*met nuk mund t`i llogarisësh sa të rë*nda janë, dhe nuk merr masa askush. Gjithnjë kështu është ka shtatë apo tetë vite. Hajde dalim andej ta shihni çka janë gropat. Kjo rrugë e stacionit të autobusëve është, s`ka më keq”.

“Shumë ka gropa, është problem, i prishëm autobusët, duhet të rregullohet kjo. Kemi dë*me shpesh, amortizator e gjëra tjera. Si ngjan stacionit kjo rrugë”.
“Problemi i rrugës, nuk është problemi i vetëm që ka stacioni i autobusëve në Tetovë. Gjatë kohës me shi, stacion i autobusëve zakonisht duket kështu… me shumë ujë në hyrjen e tij shkaku i mungesës së nivelizimit të rrugës”.

“Qasja deri tek stacioni aspak nuk është i mirë. Të paktën ta bënin këtë pjesë që të mund lirshëm të qarkullojnë autobusët, udhëtarët e tjerë. Kryetarja e komunës duhet të merr masa, ta bëj stacionin e autobusëve dhe qasjen deri tek stacioni. Në gjitha qytetet më të mëdha i bënë stacionet që të ngjajnë bukur, kurse këtu vet hyrja e stacionit s`është e mirë”.

Nga komuna e Tetovës, ashtu sikurse vitin e shkuar, vazhdojnë të bëjnë matje dhe projektime.
“Janë duke u bërë matjet. Është në fazë projektimi dhe matjeje dhe më tutje do vazhdohet edhe me ndërtimin, gjegjësisht rikonstruimin e kësaj rruge”.
Në gjendje të këtillë, në Tetovë, janë pjesa më e madhe e rrugëve dytësore, të cilat, me vite presin asfaltimin.

Baby Boo