Shuhet familja shqiptare në Itali, ndërron jetë në aksident nëna me 3 fëmijët e saj (FOTO)


Familja shqiptare u përfshi në një aksident të tmerrshëm që i mori jetën katër personave në Itali. Mjeti Fiat Stilo në të cilin udhëtoni 5 persona  u përplas mbrëmjen e të dielës rreth orës 20:00 me një godinë të pabanuar në Cade’ të Reggio Emilias. Fatkeqësisht nga përplasja tragjike humbën jetën një vajzë 22-vjeçe dhe tre fëmijë 2, 8 dhe 12 vjeç.

Ndërkohë në gjendje kritike për jetën është edhe një burrë që udhëtonte në të njëjtin automjet dhe që besohet të jetë partneri i viktimës. Nga të dhënat e para mësohet se i mituri 2-vjeç është fëmija i çiftit ndërsa dy të tjerët 8 dhe 12 vjeç ishin të faërm të tyre.

Baby Boo