Shuarja e Sekretariatit kaloi filtrin e dytë


Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes Bashkësive, ka kaluar në lexim të dytë Propozim ligjin për transferimin e Sekretariatit për MO-në në Ministri për sistem politik. Gjatë shqyrtimit të amendamenteve, të dorëzuara nga deputetët e shumicës, Rubin Zemon dhe Enez Ibrahim, anëtarët e komisionit pranuan vetëm dy amendamente. Njëri për konkretizimin e kompetencave të Ministrisë dhe tjetrin për saktësimin e termit Bashkësi. Pas kalimit në lexim të dytë, Propozim ligji i Qeverisë që Sekretariati për Zbatimin e MO-së të shndërrohet në Ministri, kalon për tu miratuar në Seancë plenare.

“Amendamentin siç e propozuan kolegët, Rubin Zemon dhe Enes Ibrahim nuk pranohet, por ne propozojmë që të jetë i modifikuar dhe të thotë: avancim dhe mbrojtje të të drejtave të përfaqësuesve të bashkësive si grup tw shtetasve të RMV-së e cila tradicionalisht jeton në territorin e RMV-së, pjesëtarët e të cilës kanë tipare të ndryshme etnike, gjuhësore, kulturore, religjioze ose tipare të ndryshme dhe kanë dëshirën për mbrojtjen dhe trajtimin e atyre tipareve”, tha Rexhail Ismaili, deputet i BDI-së

“Vendosëm atë, se çka ne mendojmë me definicionin Bashkësi. Për shkak se në me fjalën Bashkësi mund të jenë Bashkësitë etno-kulturore, LGBTI bashkësia, emigrantët mund të jenë bashkësi e kështu me radhë. Me definicionin qartë vendosëm në dijeni se për Bashkësi bëhet fjalë për një grup qytetarësh të cilët tradicionalisht jetojnë në territorin e RMV-së dhe se kanë specifikimet të tyre në gjuhë, kulturë, identitet, religjion e kështu me radhë”, pohoi Rubin Zemon, deputet i LSDM-së./Alsat-M

Baby Boo