Shtyhet seanca për tragjedinë në Llaskarcë mungon …


Mungesa e të akuzuarit Manoil Trifunovski, shofer i autobusit të “Durmo turs”-it, është arsyeja për anulimin e seancës së sotme për aksidentin me autobus që ka ndodhur më 13 shkurt të vitit të kaluar tek fshati Llaskarcë, ku e humbën jetën 16 persona, ndërsa 37 u lënduan rëndë.

Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe merren në pyetje dëshmitarë.

Procesin e zhvillon gjykatësja Diana Gruevska ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski.

Për aksidentin me autobus akuzon gjashtë persona. Pronari i “Durmo Turs”-it, Durmish Beluli, përgjegjësi për transportin Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski akuzohen për vepra të kryera të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, ndërsa tre të punësuar në stacionin për kontroll teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski për bashkëpunim në veprën e njëjtë.

Baby Boo