Shtyhet seanca për “Maxhar Telekom” dhe “Monstra”


Seanca e sotme për rastin “Maxhar Telekom” është shtyrë për shkak se ish-drejtor i DSK-së, Sllobodan Bogoevski i cili sot duhej të dëshmonte nuk erdhi në seancë me arsyetim se nuk është ftuar sipas rregullave, kurse në seancën e ardhshëm të planifikuar më 4 korrik dëshmitar duhet të jetë Mikhail Kefalojanis, ish-drejtor i Telekomit të Maqedonisë , i cili ishte i dyshuari i parë dhe ndërsa tani më 4 korrik duhet të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit.

Kurse me 1 korrik do të vazhdojë seanca për lëndën “Monstra” e Prokurorisë Speciale Publike për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës. Gjykimi ishte shtyrë për shkak të pranisë së pasiguruar të dy dëshmitarëve të cilët sot duhej të dëshmonin. Për dëshmitarët Dragi Ivanovski dhe Dime Veskov është kërkuar shoqërim policor

Baby Boo