Shtyhet gjykimi për “Titanik 2” – Thaçi dhe Ibrahimi kërkuan që aktakuza të përkthehet në shqip


Në Gjykatën Penale sot filloi gjykimi për rastin “Titanik 2”, por seanca shumë shpejt u ndërpre. Në seancë ishin të pranishëm të gjithë të akuzuarit, i akuzuari Bedredin Ibrahimi kërkoi që avokati i Menduh Thaçit të jetë avokati i tij. Pastaj mbrojtja kërkoi që të shtyhet seanca e sotme që të njihet më mirë me rastin, por gjykatësja Ognen Stavrev e refuzoi kërkesën e tij dhe kërkoi nga Prokuroria Speciale Publike të fillojë me fjalët hyrëse, transmeton Portalb.mk.

Më pas Ibrahimi kërkoi nga Gjykata që aktakuzën ta shoh në gjuhën shqipe, edhe Menduh Thaçi e kërkoi të njëjtën edhe pse në procedurën parahetimore ka thënë se e kupton gjuhën maqedonase.

Ndryshe, në lëndën e Prokurorisë Speciale (PSP) “Titanik 2” akuzohen linderi i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov dhe ish-anëtarët e Komisionit Shtetërorë Zgjedhor, Sasho Srcev, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska dhe Vllatko Sajkovski.

Gjykatësit e Gjykatës Administrative Biljana Nikodinovska – Petrovska, Lidija Ivanovska, Bllagorodna Rangellova, Aneta Xhigerova dhe Gazmend Fejzula nuk janë përfshirë në akuzë edhe pse me kërkesë të gjykatëses Verka Petkovska, Këshilli Gjyqësor ua ka marrë imunitetin, ndërkaq Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e PSP-së për akuzën me çka ata kanë qenë të përfshirë.

Të gjithë të akuzuarit e “Titanik 2”, përveç Sasho Mijallkovit, penalisht janë përgjegjës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, ndërkaq ish shefi i Policisë Sekrete do të jetë përgjegjës për veprën penale “marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”. Kjo është akuza e katërt për Mijallkovin pas “Arkës”, “Target-Fortesa” dhe “Tortura”.

Nga “bombat” e publikuara të LSDM-së, mund të dëgjohet se si Mijallkov dhe Thaçi merren vesh për votim në lidhje me ankesat e dorëzuara deri te KSHZ-ja. Gjykata e Apelit i ka pranuar dy “bomba” që të jenë pjesë e dëshmive materiale në këtë lëndë.

Bisedat e përgjuara mund t’i dëgjoni më poshtë.


Baby Boo