Shtrenjtohet edhe uji


Që nga një janari qytetarët që furnizohen me ujë nga kompanitë e ujësjellësve rajonale do të paguajnë më shumë për të.

 Nga fillimi i këtij viti kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të ujit. Produkti jetik u shtrenjtua për 1 deri në 2 centë për metër kub.
Në fakt tri nga kompanitë rajonale të ujësjellësve që nga fillimi i janarit 2022, kanë filluar të aplikojnë tarifat e reja të çmimit të ujit për metër kub.

 

Me këtë rast, uji në Prishtinë është shtrenjtuar për 1 cent për metër kub uji, njësoj edhe KRU “Gjakova” ka shtrenjtuar çmimin e ujit të pijshëm për 1 cent, ndërsa “Bifurkacioni” në Ferizaj ka rritur çmimin për ujë për 2 centë.

Nga Mbrojtësit e Konsumatorëve tregojnë se gjatë vitit 2022, ujin më së shtrenjti pritet ta paguajnë konsumatorët e KRU “Prishtina”.

Ndërkaq, ndryshime në faturë nuk do të kenë konsumatorët e “Hidrodrini” në Pejë, KRU “Mitrovica” dhe “Hidroregjioni Jugor” në Prizren.

Baby Boo