Shtrenjtohet çmimi i bukës në disa furra private në Maqedoni


Ditëve të fundit në disa furrat private të bukës është vërejtur rritje e çmimit të bukës për 5 denarë.
Ky shtrenjtim për qytetarët është i papranueshëm dhe rëndon edhe më shumë buxhetin e tyre familjar. Ata shprehen se nuk janë të befasuar nga rritja e çmimeve sepse veçmë janë mësuar me këtë dukuri pasi siç shprehen çdo ditë po përballen me to, por kjo e bukës thonë se është kulmi.

“Kjo nuk është normale, çdo dit po përballemi me çmime të reja, dje u shtrenjtuan vaji, sheqeri dhe shumë artikuj tjerë, të nevojshëm për jetën e përditshme, dhe ja tani së fundmi edhe buka, kjo është e patolerueshme”, shprehet një qytetar.
“Vërtet është e papërballueshme, nuk mundet të shtrenjtohen të gjitha gjërat e vetëm rroga të mbet e njëjta. Jemi dëshmitarë se çdo ditë po përballemi me çmime të reja. Por kjo me bukën është kulmi”, tha një tjetër qytetar.

Baby Boo