Shtrëngimi i masave, rritet interesimi për vaksinim në Tetovë


“Pikat për vaksinim në qytetin e Tetovës, Gostivarit por edhe të Kërçovës, ditëve të fundit, më tepër kanë filluar t`iu ngjajnë pikave për shpërndarje të virusit korona, si pasojë e mor respektimin të masave siç janë distanca, dhe mos mbajtja e maskave

“Pesë orë pres, çka të bëjë frikem, e kam maskën po s`bën punë edhe maska. Tash në 9 kan nisur të punojnë”
“Prej në tetë presim, mund ta marrim virusin po çka të bëjmë”
“Frikë kemi boll se infektohemi po çka të bëjmë këta vetë e bëjnë këtë.
“Unë e kam vaksinën e dytë po ja na lënë të presim me orë ata që s`kanë termine. Që në ora tetë jam këtu.

Sa keni frikë se mund ta merrni virusin kështu pa distancë?
“Po llogarite kështu që në tetë të mëngjesit pres”.
Mjeku kujdestar i pikës së vaksinimit në Tetovë, fajin për tollovinë e krijuar e hedh tek largimi i shërbimit “Termini im”.

Vet duke mos iu përmbajt maskat rrezikojnë nga ndonjë i infektuar këtu ta marrin virusin dhe ta shpërndajnë. Tollovia ndodh sepse vetë njerëzit nuk e respektojnë atë që e urdhërojnë shërbimet tona. Dihet për ata që kanë marrë të parën dozë e vijnë për të dytën, ata duhet të jenë të parët, siç iu tregon edhe ushtria dhe policia, por ata që vinë për dozë të parë nuk i lëshojnë të hyjnë. Dhe problem na bën ende më shumë leja për hyrje të lirë që e ka rrit numrin e të interesuarve, por ja bëhen tollovi. Më mirë ishte ku kishte termine dhe s`kishte kaq tollovia”, tha Aleksandar Kostoski mjek kujdestar.

Që të zvogëlohet tollovia ne përgatisim edhe një pikë vaksinimi që të shkarkohet sado pak kjo pikë në sallë. Pika tjetër përgatitet tek shtëpia e shëndetit, por presim të dakordohemi me Ministrinë e Shëndetësisë”, pohoi Borisllav Jorgaqieski. drejtor i Shtëpisë së Shëndetin.
Në Tetovë, deri më tani janë dhënë rreth 30 mijë vaksina, ndërsa interesimi i qytetarëve për të pranuar vaksinën, është rritur pesë ditët e fundit, dhe në ditë jepen deri në 2000 vaksina.

Baby Boo