Shtip,një person nën hetim për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike


Prokuroria Publike Shtip ka hapur hetim kundër një personi për veprën penale të prodhimit të paautorizuar dhe shitjen e drogave narkotike, substancave psikotrope të ndaluara me ligj në nenin 215-1 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, u zbuluan rreth tri kilogramë lëndë narkotike e tipit marihuanë, të cilën ai kishte prodhuar vetë dhe e shiste në mënyrë ilegale.

Duke u bazuar në provat materiale, prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjykatësit propozimin për masën e paraburgimin për të dyshuarin.

 

 

Baby Boo