Shteti evropian që ka mp*oshtur Covid-19


Në lu*ftën kundër Covid-19, marrja e një vendimi në një moment të caktuar mund të bëjë diferencën. Aplikimi i masave të rr*epta një javë më herët mund të ndikojë shumë në bilancet e rasteve të reja dhe vi*ktimave.
Në fund të muajit janar, thuhej se Zelanda e Re, Vietnami dhe Tajvani ishin vendet që e kishin menaxhuar më mirë pandeminë. Por, BBC veçon një rast suksesi në Evropë: Islandën.

Vendi nordik, me më pak se gjysmë milion banorë, e ka mposhtur pothuajse virusin. Vetëm 6119 raste që nga nisja e pandemisë dhe 29 vi*ktima. Për më tepër, gjatë këtij viti nuk është regjistruar ende një viktimë nga koronavirusi.
Me rreth 20 raste të reja në ditë, të rinjtë argëtohen nëpër karaoke dhe restorante. Edhe koncertet janë rikthyer në Islandë.

Një nga arsyet e suksesit, sipas epidemiologut kryesor të Islandës, Thorolfur Gudnason, është parapërgatitja: “Unë kam 15 vite që përgatitesha për këtë pandemi. Menjëherë sa u lëshua alarmi nëpër botë, e dinim se çfarë duhet të bënim. Testuam shumë, shmangëm kontaktet dhe izoluam të gjithë të infektuarit. E bëmë këtë gjë që nga dita e parë”.
Gjithashtu, çdo person që hyn në Islandë, testohet dhe duhet të qëndrojë i karantinuar për një periudhë të caktuar kohe.

Baby Boo