Shtetësinë do ta merni nëse pësedoni një nga këto 14 dokumente


Opozita shqiptare propozon thjeshtimin e procedurave për marrjen e shtetësisë. Mësohen hollësi ekskluzive nga propozim-Ligji për shtetësi i hartuar nga ASH-AAA.
Përmes një dokumenti qoftë certifikatë e lindjes, faturë ose marrëveshje për marrëdhënie pune, qytetarët do të kenë bazë juridike për të fituar statusin shtetas.

Propozim-Ligji për shtetësi
certifikatë nga libri i amzës i të lindurve, dëshmi për arsimim të kryer (dëftesë, vërtetim ose diplomë); dëshmi për marrëdhënie të themeluar të punës, dëshmi për llogari të paguar për shërbimet në vijim: energji elektrike, ngrohje, ujë, shërbime telefonike; dokument udhëtimi (pasaportë) të lëshuar nga ish- RSFJ ose republikë tjetër e ish-RSFJ; letërnjoftim të lëshuar nga ish- RSFJ ose republikë tjetër e ish-RSFJ; letërnjoftim për të huaj; librezë shëndetësore.

Në kushtin për njohjen e gjuhës maqedonase parashikohet dispozitë e cila mundëson që qytetari ta fitojë statusin shtetas edhe përmes njohjes së gjuhës shqipe, pa qenë i obliguar ta njeh gjuhën maqedonase.

Baby Boo