Shtetësia/ Ademi: Opozita shqiptare shkaktoi reaksion të qarqeve nacionaliste në Kuvend


Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi tha se iniciativa e opozitës shqiptare në lidhje me Ligjin për Shtetësinë ka inicuar aktivizimin e qarqeve nacionaliste në Kuvend. Ademi tha se në deri më tani me ligjin aktual, mbi 13 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësi, por që sipas tij BDI do të mbështes opozitën shqiptare për këtë pr/ligj.

Ky aksion i opozitës shqiptare mendoj se shkaktoi dhe kundër-reaksion  nga qarqe nacionaliste të cilët fatkeqësisht janë përfaqësuar në Parlament me deputet dhe abuzojnë dhe shpërdorojnë mekanizmat juridikë të cilët parashihen në vetë Rregulloren e punës së Kuvendit”, tha Ademi.

Baby Boo