Shtetasja e Maqedonisë së Veriut e cila ka qenë në karantinë në Francë nuk ka …


Shtetasja e Maqedonisë e cila me ndërmjetësim të ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Pekin dhe Paris është evakuuar nga qyteti kinez Vuhan dhe ka kaluar 14 ditë në karantinë në Francë gjendet në gjendje të shkëlqyeshme shëndetësore dhe posedon certifikatë se nuk është e infektuar me koronavirus. Në koordinim me ambasadat në Paris dhe Sofje, me sukses është zbatuar procedura e kthimit të saj në vend dhe për momentin gjendet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, informojnë nga Ministria për Punë të Jashtme.

Shtetasi nga Maqedonia i cili ka koronavirus dhe është hospitalizuar në spitalin në Japoni, theksojnë në MPJ, ndjehet mirë dhe është në gjendje stabile shëndetësore dhe ambasada e RMV-së në Tokio është në kontakt të përhershëm me të.

Nga MPJ thonë se ambasada rregullisht komunikon edhe me dy shtetasit e tjerë të Maqedonisë të cilët për momentin gjenden në karantinë në anijen “Dajmond princes” në portin e qytetit japonez Jokohama dhe të cilët deklarojnë se ndjehen mirë dhe se tani nuk kanë shfaqur simptoma që mund të tregojnë praninë ne koronavirusit.

Baby Boo