Shtetasit e Maqedonisë mund të hyjnë në Bullgari në rast se posedojnë PCR


Nga dita e sotme shtetasit e Maqedonisë mund të hyjnë në Bullgari nëqoftëse posedojnë PCR test jo më të vjetër se 72 orë. Qeveria bullgare mbrëmë vendosi që pjesërisht të lehtësoj masat për hyrje në vend për 5 shtete mes të cilave edhe Republika e Maqedonisë së Veriut, pas çka shtetasit e Maqedonisë do të mund të hyjnë në Bullgari poqëse posedojnë PRC test negativ jo më të vjetër se 72 orë.

Këto masa lehtësuese përskaj qytetarëve të Maqedonisë së veriut vlejnë edhe për shtetasit e Serbisë Moldavisë Izraelit dhe Kuvajtit. Një vendim i këtillë i qeverisë bullgare vjen pas kërkesës së sektorit të turizmit. Për dallim nga Bullgaria, Greqia ka vazhduar ndalesën për hyrje të shtetasve të Maqedonisë së Veriut deri më 31 korrik, për shkak të koronaviru*sit.

Baby Boo