Shtetasi i parë nga Shqipëria që po intervistohet në Hagë, kush është Adem Shehu


Prokurorët Special në Hagë paraditen e se mërkurës nisën intervistimin e ushtarakut shqiptar Adem Shehu i cili drejtoi formacionet ushtarake në UÇK.
Eshtë mësuar se komandant Shehu mbërriti në Hagë paraditen e së martës dhe dje në ora 11:00 nisi seanca e parë e intervistimit e cila pritet të vijojë edhe gjatë ditës së enjte.

Shehu mësohet se është duke u intervistuar si dëshmitar, por nuk bëhen publike detajet specifikuese çfarë dëshmie duan të përftojnë prokurorët dhe ndaj kujt duan ta përdorin.
Adem Shehu është shtetasi i parë shqiptar që intervistohet për llogari të hetimeve për krimet e supozuara të UÇK gjatë lu*ftës.

Javën e shkuar se prokurorët special në Hagë, i kishin dërguar një fletëthirrje për tu intervistuar si person që ka dijeni, ish-Komandantit te Brigadës 153, të Zonës Operative të Llapit.
Gjatë lu*ftës në Kosovë rreth 200 oficerë të ushtrisë shqiptare iu bashkuan luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Adem Shehu është me origjinë nga Farka e Tiranës dhe shërbente si oficer i reparteve kundërajrore. Ai stërviti ata që vinin nga Kosova dhe nga vendet perëndimore. Grupet përbëheshin nga 25-30 veta. Banesa e tij, u shndërrua në një qendër stërvitore dhe më pas u largua drejt Kosovës dhe brenda një kohe të shkurtër u vendos në krye të brigadës 153 në zonën e Llapit.

Baby Boo