Shtetasi i Maqedonisë dënohet me 19 vite burg në Zvicër


Ishte një vrasje me gjakftohtësi! Për shkak se dashnorja e ishte përcaktuar kundër tij, F. S. gjuajti një karikator të tërë të armës së tij ndaj konkurrentit të tij në vitin 2015. Ish e ddashura e tij është dashur të shikojë gjithçka. Tani gjykata e rrethit në Toggenburg e ka dhënë vendimin e saj.

Në sallën e gjyqit, F. S. (34) gati tre javë më parë nuk pranoi të dëshmojë. Akuzat kundër verimaqedonasit janë serioze: Ai duhet t’i përgjigjet Gjykatës së rrethit në Toggenburg për ekzekutimin e rivalit të tij sllovak A. V. (36).

Fundi i përgjakshëm i marrëdhënies kurioze trekëndore ndodhi në shtator të vitit 2015. Midis dy burrave gjendej një grua: Gruaja zvicerane M. ë. (43). Përderisa viktima e mëvonshme A.V. ishte në burg për shkak të vjedhjes, ajo kishte filluar një lidhje me F.S . Kur dashuria e vjetër lirohet nga burgu, lidhja me verimaqedonasin shkatërrohet, shkruan “Blick”, përcjell Shtegu.com.

Me pasoja fatale: F. S. shoqërohet nga zvicerani M. R. (55) deri te vendbanimi i çiftit në GanterschWil SG, ku ua vë pritën të dyve. Aty, verimaqedonasi del nga vetura dhe qëllon me tërë karikatorin e mbushur të një pistolete ushtarake mbi sllovakin. Atëherë F. S. godet edhe me thikë A.V. që po vdiste.

F. S. tani është dënuar me 19 vite burg për vrasje, ndër të tjera. “Ekzekutimi i jashtëzakonshëm i aktit dëshmon për një gjakftohtësi dhe egërsi të jashtëzakonshme”, shkruan Gjykata e rrethit në Toggenburg, në deklaratën e shkurtër të vendimit të hënën.
I akuzuari, thuhet në vazhdim, ishte “tepër egoist” kishte arritur qëllimin që ta likuidojë rivalin e tij dhe ta ndëshkonte partneren jetësore të viktimës, e cila duhej të vëzhgonte gjithçka.
Fakti që F. S. dhe shoqëruesi i tij M. R. u argëtuan në një bordel në Staad SG, dëshmon për “ndjenja tmerrësisht të ftohta”. Aty, disa orë pas krimit dy personat u arrestuan nga policia.
Shoqëruesi i tij M.R. nga gjykata u dënua për “ndihmë në vrasje me dashje” dhe shkelje të Ligjit të armëve me një dënim prej katër vitesh burg.

Në gjyq, M. R. e pa veten si një viktimë të F. S., të cilin e përshkruajti në gjykatë si një vrasës gjakftohtë.

Dy dënimet nuk janë të plotfuqishme.

Baby Boo