Shtetasi bullgar kapet me 2 mijë kuti cigare në kufirin Maqedoni – Serbi


Doganierët në bashkëpunim me policinë në hyrje të vendkalimin kufitar Preshevës, kanë parandaluar kontrabandën e më shumë se 2.000 paketave cigare të një shoferi kamioni të fshehura nën krevatin në kabinën e kamionit, njofton dogana, transmeton presheva.com. Kontrabanda u zbulua në një kamion me targë bullgare që transportonte profile metalike nga Greqia në Gjermani. I pyetur nga doganieri nëse kishte ndonjë gjë për të deklaruar, përveç mallrave të deklaruara, shoferi, një shtetas turk 53-vjeçar me origjinë bullgare, u përgjigj se nuk ka.

Megjithatë, një ekzaminim i detajuar i doganierëve të kamionit nën shtrat në kabinë dhe në rimorkio në kuti tek sendet personale dhe mjetet, ata gjetën qese me shirit në të cilin ka pasur kutia me cigare.

Ata gjetën rreth 206 boksa cigare “Marlboro”, “Rothmans”, “Davidof”, “Lucky Strike” dhe të tjera, vlera e të cilave është vlerësuar në më shumë se 3,000 euro.

Baby Boo