Shtesa për çdo fëmijë në Republikën e Kosovës!


Deputetja e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi ka propozuar që shteti të sigurojë shtesa për çdo fëmijë në Republikën e Kosovës.

“Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dorëzova projekt-rezolutën për shtesat për të gjithë fëmijët e Republikës së Kosovës. Një nismë drejt dinamizimit të politikave familjare. Të bindur se kjo iniciativë do të mbështetet nga të gjithë deputetët; jo veç pse është premtim i Kryeministrit Haradinaj, por sepse ky parim i universalitetit dhe solidaritetit familjar në shtesat për fëmijë, sot është interes i përgjithshëm i Kosovës, dhe përtej kësaj e drejtë e pakontestueshme për këtë kategori”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

“Reformë e sistemit, solidaritet familjar. Vazhdojmë”, ka shkruar më tej ajo.

Baby Boo