Shtëpitë studentore përgatititin dhomat për refugjatët e parë ukrainas!?


Shtëpia Studentore “Pellagonia” është duke bërë përgatitjet e fundit për mikpritjen e refugjatëve të parë ukrainas, gjatë këtyre ditëve. Mediat dëshmuan sot me kamerë, përgatitjet në dhomat e kësaj shtëpie studentore, në të cilat do të vendosen kryesisht gra e fëmijë.

Do të jenë rreth 300 deri në 350 kapacitetet e mikpritjes, edhe pse nuk dihet ende saktë ardhja dhe numri i refugjatëve që do të zbresin për së pari herë në Maqedoni me statusin e refugjatit.
Grupi i parë i refugjatëve do të arrijnë brenda ditëve.

“Ne si institucion jemi të parët të cilët duhet t’i pranojmë dhe kemi filluar me përgatitjet tona në bazë të asaj që kemi resurset për të pranuar, domethënë numër të caktuar të krevateve që janë të lirë si dhe resurset tjera të cilat janë të nevojshme.… Vlen të theksohet se edhe vet sudentët dhe këshilli i studentëve që janë këtu te ne kanë shprehur dëshirën të dalin në ndihmesë të tyre, do të bëjnë organizimin e gjërave të ndryshme që të munden sadopak t’ju ndihmojnë personave që ti largojnë mendimet e këqija dhe të zeza që I kanë nga lufta që po zhvillohet në vendin e tyre”, tha Agim Fejzullahu, drejtor i Shtëpisë studentore “Pellagonia”.

Fejzullahu thotë se shtëpia studentore ka kapacitete të mjaftueshme edhe për sudentët, pavarësisht vendimit të mbrëmshëm të qeverisë që studentët të kthehen me mësim në prani fizike, që nënkupton edhe rivendosjen e tyre në konvikte.

“Momentalisht ne kemi 650 studentë të vendosur. …. do të presim edhe numrin e studentëve të cilët do të kenë nevojë për kapacitetet tona, kështuqë do të bëjmë njëfarë koordinimi në bazë të saj”, u shpreh Agim Fejzullahu, drejtor i Shtëpisë studentore “Pellagonia”. Përvec shtëpisë studentore “Pellagonia”, në Shkup pritet që refugjatë ukrainas, në bazë të nevojave, të vendosen edhe në shtëpinë studentore “Shkupi” si dhe ajo “25 Maji”.

Baby Boo