“Shtëpitë nuk prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet”, premtimet e Kryeministrit në një video


Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar momente në një video me përmbledhje të disa nga premtimet e Edi Ramës për legalizimin e shtëpive pa leje në zonën e Unazës së Madhe.

Sakaq, Basha ka shkruar se Kryeministri u mori votat njerëzve të ndershëm, ndërsa sapo erdhi në pushtet tradhtoi qytetarët dhe filloi të vjedhë si i pangopur.

“Edi Rama erdhi në pushtet me votat që vodhi me krimin dhe votat që ju mori njerëzve të ndershëm duke i mashtruar për zgjidhjen e problemeve të tyre jetike. Sa u ul në karriken e pushtetit u ktheu shpinën dhe i tradhtoi qytetarët. Filloi të vjedhë si i pangopur Shqipërinë dhe shqiptarët për të mbushur xhepat e tij. Ata që ngrenë zërin kundër vjedhjeve të tij i shan, i dhunon dhe i burgos. Për karrike dhe pushtet ai nuk pyet për asgjë. Ai ndalet vetëm duke e larguar nga pushteti, për t’ja kthyer Shqipërinë shqiptarëve”, ka shkruar Lulzim Basha mbi videon e publikuar.

Baby Boo