Shtëpia e Bardhë përgëzon Marrëveshjen me Greqinë

Nënpresidenti amerikan Mike Pence, ka uruar kryeministrin Zoran Zaev për marrëveshjen me Greqinë, me të cilën arriti të zgjidh kontestin shumë vjeçar për çështjen e emrit.

Baby Boo

Në një komunikatë Shtëpia e Bardhë thekson se Mike Pence përmes një bisede telefonike ka mirëpritur marrëveshjen me Greqinë dhe vendimin e Këshillit Evropian për nisjen e negociatave me Maqedoninë në qershor të vitit 2019.

“SHBA-të riafirmojnë mbështetjen për Maqedoninë për anëtarësim në NATO dhe BE. Nënkryetari Mike Pence ka lavdëruar lidershipin e Zoran Zaevit, kurajon dhe përkushtimin e tij për paqe dhe stabilitet në rajon dhe ka ofruar mbështetjen e SHBA-së për zbatimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Përndryshe, në muajin qershor kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev nënshkruan marrëveshjen për zgjidhjen e çështjes së emrit, ndërsa e njëjta gjatë ditës së djeshme për herë të dytë u ratifikua në Kuvendin e Maqedonisë

Restorant Lumare