Shtëpia e Bardhë ‘goditet’ nga rrufeja

Storm clouds roll over the White House, Thursday June 20, 2019, in Washington. (AP Photo/Jacquelyn Martin)

Një rrufe e fuqishme ka goditur një park të vogël përballë Shtëpisë së Bardhë, duke lënë të plagosur 4 persona.Të plagosurit janë dërguar në spitale për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Dy burra dhe dy gra ishin në Lafayette Park në Uashington DC gjatë stuhisë së dhunshme kur u goditën.

Për shkak të afërsisë së parkut me selinë e presidencës amerikane, anëtarët e shërbimit sekret ishin ndër personat e parë që dhanë ndihmën e parë për të plagosurit. Pas incidentit, një pjesë e parkut mbeti e mbyllur, me shërbimet e urgjencës që ishin në vendngjarje.Shërbimi Kombëtar i Motit kishte lëshuar një paralajmërim për stuhi në këtë zonë mbrëmjen e së enjtes.Sheshi Lafayette është një park publik prej shtatë hektarësh direkt në veri të Shtëpisë së Bardhë. Parku mbushet shpesh me vizitorë, veçanërisht gjatë verës.

Baby Boo