Shtefan Peter: “Me anë të ideve të frytshme dhe konsistencë në realizimin e tyre, do të tejkalohet hendeku gjinor në sektorin energjetik“


–„Përderisa angazhohen femra – inxhiniere në pozita të larta në kompanite e Maqedonisë, atëherë puna në çdo kompani do të jetë shumë më e suksesshme “ është mesazhi kyç i Konferencës së Dytë Ndërkombëtare të sotme „Femrat në energjetikë 2018”, në organizim të Asociacionit të Shoqatave të Inxhinierëve – Institucioni Inxhinierik i Maqedonisë dhe EVN Maqedoni.

Profesoresha Hristina Spasevska, kryetare e Institucionit Inxhinierik të Maqedonisë, thotë se edhepse shumë studente të fakulteteve teknike kanë rezultate të shkëlqyeshme gjatë studimeve, gjithsesi numri i tyre dukshëm zvogëlohet gjatë punësimit në kompanitë energjetike dhe gjatë avancimit në karrierë.

„Hulumtimet tona tregojnë se femrat e reja regjistrohen dhe studijojnë në fakultetet teknike me sukses më të mirë se meshkujt, megjithatë pas mbarimit të studimeve në fakultet, zvogëlohet numri i intelektualeve që e vazhdojnë shkollimin dhe aftësimin. Gjithashtu, ekziston “rrjedhje“ në krahasim me meshkujt edhe gjatë marrjes së pozitave të larta menaxheriale në kompanitë energjetike. Përmes iniciativave të ndryshme siç është kjo konferencë duhet t’a rrisim trendin pozitiv. “, thotë Spasevska.

Barazia gjinore është angazhim personal për ministreshën e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska dhe qëllim programor i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

„Jemi të vendosur që të kontribuojmë për ndryshime të përhershme dhe të ndërtojmë një shoqëri e cila do të ofrojë mundësi të barabarta për të gjithë. Që të forcohet qasja e përbashkët ndaj çështjeve gjinore, me vendim të Qeverisë e formuam grupën Konsultativo-Këshillëdhënëse Inter-resore për mundësi të barabarta për femrat dhe meshkujt. Ndërmorëm hapa të rëndësishëm në drejtim të zhdukjes së varfërisë tek femrat. Me ndryshimin e Ligjit të Pagës Minimale, barazohen pagat, zvogëloget dallimi në pagat në mes meshkujve dhe femrave.“, tha Carovska në Konferencën e sotme „Femrat në energjetikë 2018“.

Sipas Shtefan Peter, kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, është nder që EVN të jetë nikoqirе е WIN – „Women in Energy 2018 “, që të promovohet pjesëmarrje më e madhe dhe kyçje e femrave në sektorin energjetik dhe balans gjinor, për së dyti.

„Që të zhvillohet evenimenti për herë të dytë është vërtetë shumë e rëndësishme dhe ka shumë vlerë. Kjo e dëshmon vullnetin e organizatorëve për të ndryshuar diçka dhe të jenë këmbëngulës. Kjo i bashkon të gjitha segmentet e përfshira: krijuesit e politikës. sektorin arsimor dhe sektorin e biznesit. Ne të gjithë e dimë se pa këmbëngulje nuk do t’i arrijmë qëllimet tona. Masat e njëhershme pa programe të ndjekjes, me shumë gjasa do t’i zvogëlojnë efektet e arritura. Për këtë shkak uroj që pjesëmarrëset të kenë dy ditë interesante, të mbushura me ide të frytshme për mbyllje të hendekut gjinor në sektorin energjetik“, thotë kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, Shtefan Peter.

Pjesëmarrëset dëgjuan ligjerata nga ana e ekspertëve të huaj, panel seanca, diskutime interaktive dhe punishte. Në konferencë marrin pjesë ekspertë, përfaqësues të universiteteve, të biznes sektorit, të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale, të institucioneve shtetërore dhe organizatave profesionale nga 12 vendet anëtare të Iniciativës Qendrore Evropiane, që punojnë në sektorin energjetik.

Konferenca paraqet aktivitet projektues të Iniciativës Qendrore Evropiane dhe është e mbështetur nga kompanitë AD ELEM dhe AD MEPSO.

Baby Boo