Shtatzënia dhe vetëvlerësimi


Shtatzënia shkakton ndryshime të rëndësishme në trupin e gruas shtatzënë. Këto nuk janë vetëm ndryshime hormonale, por edhe të dukshme, përderisa trupi ndryshon në mënyrë spektakolare.

Zakonisht, ndryshimet hormonale shkaktojnë psikologji pozitive për gruan shtatzënë.

Prandaj një grua që deri në këtë kohë ka marrëdhënie të mirë me trupin dhe feminilitetin e saj, do të dashurojë trupin e saj të ri dhe do të ndihet krenare për të.

Në të kundërt një grua me vetëvlerësim të ulët dhe imazh të dobët deri në kohën e shtatzënisë, do të shohë ndryshime në trupin e saj si shenja shëndoshjeje dhe nuk do të ndihet rehat me të.

Ndryshimet trupore do të bëhen edhe më të forta ndërsa muajt kalojnë. Rrobat nuk i bëjnë më dhe ajo vazhdimisht kërkon për masa më të mëdha ose rroba që janë posaçërisht të dizajnuara për gratë shtatzëna.

Kur imazhi i trupit të saj të ri është negativ, gruaja shtatzënë mund të ndiejë turp dhe mund të refuzojë të shfaqet e zhveshur psh në plazh apo përpara partnerit të saj për shkak të imazhit të ulët për veten.

1414463379800

Gjithsesi për shumicën e grave trupi i tyre i ri bëhet sinonim i trupit të plotë. Qesja amniotike dhe bebi brenda barkut i japin gruas një ndjesi plotësie dhe bëhet burim i madh gëzimi, deri në masën kur disa gra e përjetojnë lindjen e bebes dhe ndarjen nga trupi i tyre si humbje. Në varësi të psikologjisë dhe vetëvlerësimit të gruas, kjo humbje do të zëvendësohet nga kënaqësia e kontaktit me beben ose do të çojë në depresion pas lindjes.

Gratë shtatzëna, si adoleshentet, do të shpenzojnë disa kohë përpara pasqyrës, duke vërejtur ndryshimet në trupin e tyre. Gjoksi i saj i ri, tani i rritur gjatë shtatzënisë mund të duket tejet tërheqës, veçanërisht një gruaje që dashuron trupin e saj.

Në anën tjetër, kthimi iI trupit në gjendjen e mëparshme mund të jetë shkak i një stresi të ri. Këto shqetësime nuk janë të bazuara, përderisa në të vërtetë trupi mund të bëhet i butë gjatë ditëve të para të paslindjes dhe kërkon kujdes të veçantë.

Për këtë arsye gratë që ndihen mirë me çfarë po u ndodh dhe kujdesen për veten, do të marrin masat e duhura për të mbajtur trupin sa më të fortë të munden duke përdorur hidratues.

Baby Boo