Shtatë sëmundje të rralla që i japin njerëzve aftësi të mbinatyrshme


Jo të gjitha sëmundjet kanë pasoja negative! Disa, mund t’i falin pacientit aftësi të veçanta madje edhe të mbinatyrshme. Edhe pse të njohura shkencërisht si sëmundje ose të paktën çrregullime, ato tregojnë për potencialin e vërtetë të organizmit njerëzor.

HIPERTIMEZIA
Ky çrregullim nuk ka efekte negative, por vetëm një i cili nga shumë do të konsiderohej më shumë se pozitiv – pasi ai i lejon personit të prekur të kujtojë çdo ditë të jetës së tij me detaje. Ndërsa kjo është përtej të pabesueshmes dhe duhet të jeni vërtet me fat që keni diçka të tillë, mund të shihet edhe si një mallkim për ata që nuk kanë një jetë edhe aq fatlume. Deri më sot, ka vetëm 61 njerëz në këtë tokë që e kanë këtë gjendje të rrallë. Bazuar në studime të mëtejshme, këta njerëz madje kanë potencialin të kujtojnë faqe të tëra të një libri që kanë lexuar shumë vite në të kaluarën. Duhet të jetë e paligjshme që njerëz të tillë të bëjnë provime për shkak të kësaj kujtese fotografike, mbase edhe videografike.

ANALGJEZI KONGJENITALE
E njohur edhe si pandjeshmëria kongjenitale ndaj dhimbjes, kjo është një sëmundje e rrallë që nuk lejon që personi të ndjejë asnjë lloj dhimbjeje. Të gjithë personat që kanë këtë lloj sëmundjeje kanë lindur me të. Përveçse kjo është gjëja më e afërt me një superfuqi aktuale që një njeri mund të ketë, është gjithashtu një mallkim masiv. Dhimbja është e natyrshme brenda trupit dhe është aty për të sinjalizuar se diçka nuk është në rregull. Nëse nuk jemi në gjendje të ndiejmë dhimbjen, kjo do të thotë se nuk jemi në gjendje t’i kushtojmë vëmendje sinjaleve të trupit që mund të identifikojnë shenjat e hershme të një tumori apo edhe të një kocke të thyer. Dhimbja është gjithashtu atje për të na kujtuar se ne jemi njerëz dhe nuk duhet ta shtyjmë veten shumë larg kufirit pasi mund të shkaktojmë dëme të pariparueshme. Personat që jetojnë me këtë sëmundje duhet të bëjnë kontrolle mjekësore të vazhdueshme në mënyrë që të sigurohen që gjithçka është në rregull me trupin e tyre.

SINDROMA SAVANT
Kjo gjendje është shumë e rrallë, por mbizotëruese tek ata që vuajnë nga çrregullime neurologjike të zhvillimit si autizmi ose Aspergeri. Ata që preken nga kjo gjendje janë jashtëzakonisht të talentuar në fusha si muzika, arti dhe veçanërisht matematika. Nga analizat e mëtejshme të pacientëve që vuajnë nga kjo gjendje, ata kanë treguar aftësinë për të llogaritur në çast ekuacione me numra të mëdhenj ose të hamendësojnë ditën e saktë nga një datë e rastësishme sa hap e mbyll sytë. Në një rast të rrallë, Stephen Wiltshire i cili ka lindur me këtë gjendje ishte në gjendje të vizatonte një hartë të Londrës duke fluturuar vetëm një herë mbi kryeqytet. Edhe pse këta njerëz tregojnë aftësi të jashtëzakonshme në disa gjëra, shumica e tyre e kompensojnë këtë me aftësi të ulëta sociale.

TETRAKROMACIAS
Sa ngjyra mund të shohë një person normal? Përgjigja: rreth 1 milion. Ata me tetrakromaci, megjithatë, vlerësohet se shohin deri në 100 milionë ngjyra. Ndërsa shumica e njerëzve kanë tre receptorë ngjyrash në sytë e tyre, tetrakromatët, zakonisht gratë, kanë katër. Kjo është shkaktuar nga një mutacion i gjenit opsin. Rreth 12% e grave e kanë atë. Por zotërimi i gjenit nuk garanton se do të zhvilloni aftësinë. Ajo që shkencëtarët kanë vënë re është se ata që mbartin mutacionin dhe ndeshen me një sërë ngjyrash të ndryshme, vazhdimisht, që në moshë të re, shpesh e zhvillojnë atë. Shkencëtarët tani sapo kanë filluar ta kuptojnë më mirë këtë gjendje.

HIPOTIROIDIZMI
Kjo sëmundje provokon intolerancën për të ndjerë të ftohtin. Kjo ndodh kur gjëndra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone tiroide pasi këto hormone ndihmojnë në rregullimin e temperaturës dhe metabolizmit të një personi. Prandaj proceset e trupit priren të ngadalësohen deri në pikën ku mbyllen, duke mos ndjerë një ndryshim në temperaturë. Një gjendje e tillë mund t’i lejojë personit të prekur t’i rezistojë temperaturave ekstreme të ftohta. Një rast më i njohur u prezantua nga Wim Hof, i cili tregoi aftësi të pabesueshme kur rezistoi për 2 orë i zhytur në një liqen të ngrirë. Ai madje u ngjit në Mont Blanc i veshur vetëm me një palë pantallona të shkurtra dhe një bluzë në -30 gradë celsius (-86 Fahrenheit). Ashtu si me disa nga kushtet/sëmundjet e mëparshme, kjo mund të jetë një bekim por edhe një mallkim, sepse hipotermia është gjithsesi diçka që mund të ndodhë dhe madje të vrasë trupin pa e ditur pse.

SINDROMA URBACH-WIETHE
Kjo sëmundje e cila është më shumë një gjendje e bën personin që vuan prej saj të mos ketë absolutisht asnjë frikë. Mendja e tyre nuk është në gjendje të prodhojë frikë pavarësisht çfarëdo lloj rrethane. Janë regjistruar rreth 300 raste të personave që vuajnë nga sindroma Urbach-Wiethe. Disa nga pacientët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara janë testuar nga ekspertë për metoda të ndryshme për t’i frikësuar ata për të shfaqur frikë. Këto teste përfshinin vendosjen e gjarpërinjve ose merimangave mbi njerëzit e testuar, shfaqjen e filmave horror, apo edhe dërgimin e tyre në shtëpi të braktisura ose vende të tjera të frikshme. Asgjë nuk funksionoi pasi njerëzit që vuajnë nga kjo gjendje nuk janë në gjendje të ndiejnë frikë.

Madje, disa nga këta njerëz kanë deklaruar se kanë përjetuar ngjarje të tmerrshme në jetën e tyre që do të traumatizonin njerëzit normalë, por ata nuk kanë ndier asnjë lloj frike. Kjo përfshin sulmin me thikë nga një i huaj gjatë natës. Meqenëse mendja nuk është në gjendje të prodhojë frikë, ajo nuk do ta lejojë trupin të kalojë në një gjendje urgjence ose të mbijetesës, duke i bërë muskujt të ndihen të relaksuar dhe mendjen në një gjendje të gatshme për thuajse cdo lloj aktiviteti që përmban adrenalinë. Këto raste thjesht na tregojnë se ka aq shumë që ne ende nuk kuptojmë plotësisht rreth trupit të njeriut. Misteri i fitimit të aftësive të tilla pa asnjë efekt anësor negativ është ende një enigmë për botën e shkencës.

SINDROMA E THEKSIT TË HUAJ
E njohur ndryshe si sindroma FAS ndodh kur papritmas dikush fillon të flasë me një theks apo dialekt të ndryshëm. Është më e zakonshme pas një dëmtimi në kokë, goditje në tru ose ndonjë lloj tjetër dëmtimi në tru. Edhe pse është jashtëzakonisht e rrallë, është një gjendje reale. Vetëm rreth 100 njerëz janë diagnostikuar me këtë gjendje që kur rasti i parë i njohur doli në dritë në vitin 1907. Disa shembuj të FAS përfshijnë një grua australiane që zhvilloi një theks francez pas një aksidenti me makinë. Në vitin 2018, një grua amerikane në Arizona u zgjua një ditë me një përzierje të thekseve australiane, britanike dhe irlandeze pasi ra në gjumë një natë më parë me një dhimbje koke. Dhe kjo nuk prek vetëm anglishtfolësit. FAS mund t’i ndodhë kujtdo dhe është dokumentuar në raste dhe gjuhë në të gjithë botën.

Baby Boo