Shtatë persona të lënduar nga aksidenti automobilistik në autostradën Tetovë-Gostivar


Sot (10 Mars) rreth orës 11:55 në SPB
Tetovë, është raportuar se në autostradën Tetovë-Gostivar afër urës së Pirokut ka ndodhur
një aksident automobilistik ndërmjet një fouristrade me tabela të Tetovës e drejtuar nga 41-vjeçar nga A.K. dhe “Audi”, po ashtu me tabela tetovare, i drejtuar nga X.M.(42) nga Gostivari shkruan Pa Censurë.

“Në aksident lëndime trupore kanë pësuar shoferi i audis dhe gjashtë pasagjerë nga i njëjti automjet, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku janë dërguar për për ndihmë mjekësore”, ka bërë të ditur zëdhënësi i SPB Tetovë Marian Josifoski.
Në vendin e aksidentit është kryer këqyrja nga një ekip i SPB Tetovë.Pa Censurë

Baby Boo