“Shtatë euro në Trust”, a e kishte parashikuar “Kafeneja Jonë” edhe tërheqjen e 10 përqindëshit


Kuvendi i Kosovës dje e ka miratuar Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, që mundëson tërheqjen e 10 përqindëshit të Trustit.
Tash e sa muaj, gjithë qytetarët e vendit i kanë kthyer sytë kah Trusti. Shumica e tyre po planifikojnë që të tërheqin 10-përqindëshin e kursimeve të tyre.

E ndonëse të gjithë u dukën të befasuar kur kishte ardhur propozimi nga Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, një ide e tillë është dëgjuar edhe më herët, saktësisht në serialin “Kafeneja Jonë”.
Këtë e ka bërë të ditur producenti dhe regjisori i këtij seriali, Shkumbin IstrefI.
Ai e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, një skenë të një episode, ku diskutohet për Trustin.
Në këtë video, Istrefi që e luan rolin e Fekës, thotë se s’ka pasur çfarë të tërheq, meqenëse ka vetëm 7 euro në Trust.

Baby Boo