Shtabi komunal i krizës-Kumanovë kërkon që rezultatet e punonjësve shëndetësorë të kumtohen më shpejt


Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim Kumanovë në mbledhjen e sotme të 27-të sërish kërkoi nga institucionet kompetente shëndetësore t’u japin prioritet testeve nga strishot e bëra për punonjësit shëndetësorë nga Kumanova.

“Kërkesë deri te Ministria e Shëndetësisë, Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe IPSH-Shkup t’u japë prioritet testeve për të gjitha strishot e bëra në territorin e Komunës së Kumanovës për punonjësit shëndetësorë dhe njëherit me kohë ta informojnë Qendrën për shëndet publik – Kumanovë për rezultate pozitive dhe negative nga testet, për shkak të faktit se për një numër më të madh të strishove të cilat janë dërguar për analizë, nuk po merren rezultatet me kohë, me çka konsiderojmë se po krijohet pasqyrë joreale epidemiologjike në Komunën e Kumanovës”, qëndron në kumtesën e shtabit.

Në pajtim me aktet e Qeverisë së RMV-së dhe udhëzimet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, të gjithë bujqit të cilët nuk janë evidentuar në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore, ndërkaq të cilët kanë nevojë për kryerje të aktiviteteve bujqësore në ditët e fundjavës (11-12.04.2020), me telefon duhet t’i njoftojnë Shtabin komunal të krizës në vendin e banimit ku do ta paralajmërojnë nevojën për aktivitet ditor bujqësor. Telefoni kujdestar për paralajmërimin është 075 273 192.

Kur sillen vendime për restriksion të lëvizjes veçohen dy grupe sipas moshës për të cilët posaçërisht sillen kufizimet, e ato janë mbi 67 vjeç dhe nën 18 vjeç. Kur MBPEU grumbullon të dhëna dhe përmes MSHIA-s jep leje sërish këto dy grupe përjashtohen nga dhënia e lejeve, sqarohet në kumtesën e Shtabit.

Baby Boo