Shtabi i krizës bën bilancin e dëmeve nga moti, nuk ka dëmshpërblime

Asnjë dëmshpërblim nuk do të jepet për dëmet e shkaktuara nga vala e motit të keq që përfshiu Shkupin gjatë mesditës së sotme, ku si pasojë kishte dëme të mëdha materiale. Kështu paralajmëroi Shtabi i Krizës nga Qyteti i Shkupit duke shtuar se bëhet fjalë fatkeqësi natyrore. Madje, nga ky shtab sqarojnë se era me shpejtësi mbi 72km/h llogaritet fatkeqësi natyrore, ndërkohë që ajo e ditës së sotme kishte shpejtësi mbi 80km/h.

Baby Boo

Në këtë moment, të dhënat zyrtare nga Enti hidrometeorologjik janë se era ka fryrë mbi 80 km në orë. Çdo gjë është mbi 72 km/h llogaritet si fatkeqësi natyrore, kështu që në këtë rast do të presim të dhënat zyrtare të Entit hidrometeorologjik dhe shërbimet do të parashtrojnë përgjigje ndaj gjithë atyre qytetarëve që kërkojnë dëmshpërblim. Nën 72 km/h, dëmet i mbulojnë ndërmarrjet publike ndërsa mbi 72 km/h ajo llogaritet fatkeqësi natyrore, dhe fuqi mbi natyrore. Kjo nënkupto se nuk do të dëmshpërblehen – deklaroi Emil Duroviç, shtabi i krizës.

Gjithashtu, nga Shtabi i Krizës bëjnë të ditur se janë mobilizuar të gjitha ndërmarrjet publike në vend për të pastruar kanalizimet e bllokuara dhe rrugët nga drutë e shkulur dhe degët e thyera. Drejtori i “Parqeve dhe gjelbërimeve” tha se janë tërhequr mbi 30 dru të shkulur.

I gjithë qyteti është problematik, kemi shumë dru të shkulur, jemi në mobilizim e sipër, kundër fuqisë natyrore nuk mund të shkojë askush..I kemi në fuqi të gjithë kamionët, të gjitha mjetet transportuese, të gjitha preparatet që duhen për këtë moment i kemi në dispozicion – tha Ardijan Muca, Drejtor i Parqeve dhe Gjelbërimeve.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë informuar se deri në orën 14, në territorin e qytetit të Shkupit janë regjistruar 10 makina të dëmtuara. Ndërkohë, nga qyteti I Shkupit bëjnë apel që personat të cilët kanë pësuar dëme materiale, të njejtat ti paraqesin në numrin e telefonit 195.

Melihate Rustemi

Restorant Lumare