Shqiptarja nga Shkupi është ndër të parat që mori vaksinën në Zvicër

E moshuara, Nagjije Iseni nga Shkupi, me banim në Lozanë është një ndër shqiptaret e para që ka marrë vaksinën kundër Covid-19.

Baby Boo
Pekon Bakery

Ajo pasi ka marrë vaksinën ka sugjeruar bashkëkombasit në Zvicër dhe më gjerë që të marrin vaksinën pa ngurrim, për të mbrojtur vetën dhe të tjerët.

Nagjija u ndje e lumtur pasi more vaksinën pasi kjo do i mundëson asaj të vizitoj më të dashurit e saj.

“Vaksinimi do të më mundësojë të vizitoj motrat në Shkup dhe vëllaun në Kosovë. Ky virus më ndau për një kohë të gjatë nga më të dashurit e mi, mezi pres t’i takoj ne vendlindje pasi të marrë dozën e dytë”, shtoi ajo.

Restorant Lumare