Shqiptarja në Itali u hodh nga ballkoni për të ikur nga burri që po e rrihte


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shtetase shqiptare është hedhur nga ballkoni i banesës në katin e dytë, për t’i shpëtuar dhunës së burrit të saj.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në Bologna, në rrugën Zanardi, në mesnatën e të enjtes dhe të premtes.

Menjëherë pas ngjarjes, ajo është transportuar për në spital në Maggiore.

Gjithçka ka ndodhur në praninë e fëmijëve të tyre, ku burri fillimisht nisi ta rrihte gruan dhe më pas ajo për t’i shpëtuar dhunës, ka vrapuar drejt dritares, duke u hedhur.

Ishin fqinjët e çiftit, të cilët pasi dëgjuan britmat lajmëruan autoritetet. Ambulanca dhe pesë makina të policisë kanë mbërritur në vendngjarje.

Prokurori i çështjes vendosi që burri, i cili ishte autor i dhunës të vendosej nën arrest me akuzën për “vrasje të mbetur në tentativë”.

Baby Boo