Shqiptarja fiton mandatin e tretë në Parlamentin e Kroacisë


Ermina Lekaj-Përlaska do të jetë deputete në mandatin e tretë të Parlamentit kroat.

Në zgjedhjet e mbajtura dje, kandidatja nga Prizreni ka fituar mbi 1700 vota, që ishin të mjaftueshme për të siguruar mandatin e radhës.

Ermina Lekaj – Përlaskaj ishte e nominuar nga Unioni i Shqiptarëve në Kroaci.

Në zgjedhjet e mbajtura dje, partia HDZ e Kryeministrit Andrej Plenkoviq ka fituar bindshëm duke marrë 66 ulëse në Parlamanet, apo 37% të votave, ndërsa që një subjekt të ketë shumicën dërmuese duhet të ketë 76 deputetë.

Baby Boo