Shqiptari vret turkun në Gjermani, autoritetet vendosin çmimin e lartë për “kokën” e të riut


Një i ri shqiptar ka vrarë një shtetas turk në Gjermani mbrëmjen e së hënës në Kiel. Sipas mediave gjermane Fisnik Hoxha ka qëlluar disa herë mbi një 31-vjeçar në rrugën Gustav-Schatz-Hof. Ai vdiq në spital pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme për reanimim.

Sipas hetimeve të mëparshme nga prokuroria publike dhe policia kriminale e Kielit, 23-vjeçari Fisnik Hoxha është i dyshuar. Prokuroria publike në Kiel ka ofruar një shpërblim prej 3000 eurosh për informacione që çojnë në arrestimin e autorit. Kushdo që e sheh të dyshuarin Fisnik Hoxha të lajmërojë menjëherë policinë në 110.

Autori mund të jetë i armatosur
Policia ju bën thirrje qytetarëve që të mos flasin me të dyshuarin nëse e shohin. Hoxha mund të jetë i armatosur. Po ashtu, në bazë të rezultateve të hetimeve të deritanishme, sipas policisë dhe prokurorit publik nuk ka rrezik për publikun.

Baby Boo