Shqiptari tërbohet nga gjoba, ‘i shkul’ me dhëmbë mishin policit italian


Ka mjaftuar një gjobë  e gjetur në xhamin e makinës së tij, që të tërbojë një 37 vjeçar shqiptar, i cili menjëherë pas kësaj ka sulmuar dhe kafshuar një oficer policie, duke i shkëputur edhe një copë mishi, shkruajnë mediat italiane. Por sherri nuk ka mbaruar me kaq, shqiptari nuk ka ngurruar të sulmojë me grushta edhe karabinierët e tjerë që ndërhynë për ta qetësuar.

Siç shkruajnë mediat italiane ngjarja ndodhi paraditen e së shtunës. Menjëherë pas sulmit shqiptari u arrestua dhe sot në mëngjes u dënua më një vit burg.

Baby Boo