Shqiptari, një nga më të kërkuarit e Interpolit, ja çfarë ka bërë


Aleks Burreli ndodhet në top listën e personave më të kërkuar nga Interpoli. Mirëpo, akoma nuk janë arritur të pikasen gjurmët e tij, pasi u humb më datë 23 qershor 2018. Burreli, i cili akuzohet për vrasjen e një biznesmeni të njohur në Qipro, vijon të jetë i lirë, dy vjet e gjysmë pasi ka ndodhur ngjarja.

Burreli dhe një person tjetër gjithashtu shqiptar, u futën në një restorant në Agia Napa dhe hapën zjarr drejt një tavoline ku po darkonte biznesmeni vendas Fanos Kalopsidiotis, i moshës 51 vjeç. Biznesmeni dhe dy nga policët që e shoqëronin (burrë e grua), mbetën të vrarë, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën. Ekzekutori u identifikua nga policia qipriote si Jani Vogli, shtetas shqiptar, i moshës 41 vjeç, që gjithashtu humbi jetën gjatë atentatit.

Dyshohet se Vogli u vra nga Aleks Burreli, në atë kohë 48 vjeç. Policia nxori këtë konkluzion, pasi ekspertiza dëshmoi se dy policët që shoqëronin biznesmenin e vrarë, nuk i kishin përdorur armët e tyre. Mediat greke raportojnë se Burreli edhe më herët kishte qenë i skeduar nga policia. Ai jetonte me familjen në periferi të Athinës.

Burreli ishte arrestuar në vitin 2007 me 1 kilogramë heroinë. Ai mori një dënim me 14 vjet burg nga gjykata, mirëpo ka bërë vetëm 3 vjet dhe ka dalë më 2009. Njihej si person problematik.

Baby Boo