Tetovari që bëri revolucion në shëndetësinë norvegjeze


Mensur Shaqiri është shembulli më i mirë se si njeriu përmes punës dhe disiplinës mund të arrijë të lërë gjurmë dhe të ketë ndikim pozitiv me punën e tij.
Mensuri ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e teknologjisë.

Për shembull, në vendin ku ai jeton që nga viti 2000 në Oslo të Norvegjisë, është iniciatori kryesor që spitalet e atij vendi si “Oslo University Hospital” dhe “New Drammen Hospital” ta vënë në përdorim teknologjinë RTLS (Real Time Location System) e cila ka për qëllim identifikimin dhe lokalizimin aseteve, pacientëve dhe personelit shëndetësor në kohë reale, krejt kjo në mënyrë që shërbimi shëndetësor të jetë sa më efikas dhe pa pasur nevojë ndërhyrja njerëzore.

Kontributi i tij nuk është fare i kufizuar, ai është i pasionuar që në fushën e shëndetësisë të inkorporoj metodat më inovative të teknologjisë, për të vetmin qëllim që pacientët të kenë trajtim shëndetësor sa më të lehtë.
Si pasoj e këtyre rezultateve të treguara, Mensuri për një periudhë ka qenë si këshilltar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Norvegjisë në fushën e digjitalizimit të arsimit.

Baby Boo