Shqiptari nga Tetova bën pica falas për policinë dhe punonjësit e spitalit


Ertan Kalkandelen, shqiptar nga Tetova, por që jeton dhe vepron në qytetin Namur të Belgjikës, është pronar i një restorant picerie “Pizza Mania” i cili edhe pse në Belgjikë është ndaluar puna e gastronomisë për shkak të Covid- 19, ai ka vendosur që edhe në kohë pandemie të punojë, por për shkaqe humane.

Ertan përgatit pica për stafin e Spitalit të qytetit dhe policisë dhe atë pa përfitime financiare. Policia e Namuri ka falendëruar punën humane të shqiptarit duke ju falenderuar publikisht në rrjetet sociale zyrtare të Policisë.

Baby Boo