Shqiptari nga Maqedonia me kamion përplaset me Mercedesin, 3 të plagosur në Elbasan


Tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një kamion, që drejtohej nga një shtetas shqiptar i  Maqedonisë së Veriut, u përplas me një veturë Mercedes-Benz në aksin rrugor Elbasan-Peqin

Të plagosurit me iniciale S.K., H.K., dhe E. K., pasagjerë në Benz, u dërguan në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Ngjarja ndodhi në fshatin Papër ku kamioni me drejtues maqedonasin me iniciale H.F., banues në Tetovë u përplas me “Benzin”, me  drejtues shtetasin me iniciale M.K., banues Laknas, Tiranë,”-raporton policia shqiptare.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Baby Boo