Shqiptari në Greqi që ekzekutoi të bijën, dalin detajet tronditëse!


Ngjarja e cila ndodhi në fillim të këtij muaji në Greqi ku babai ekzekutoi të bijën, ende po trondit opinion publik. Pasiqë po pritet të dalin detaje të tjera të rënda për ekzekutimin e 29 vjeçares shqiptare, shkruan Pa Censurë

Autoritetet Greke kanë vendosur që të kryejnë ADN-në mbi trupin e të ndjerës Anxhelina Petro, ashtu këtë javë autoritetet presin rezultatet e 29 vjeçares shqiptare për të parë se nëse është e keqtrajtuar nga babi i saj.

Për këtë çështje ka folur edhe avokati mbrojtës i babait të Anxhelinës i cili ka thënë se nëse dalin rezultatet e qarta që i ati e ka abuzuar me Anxhelinën ai thotë se do të jepë dorëheqje nga mbrojtja e tij.

“Mbetet të shohim se a do të dalin rezultatet e sakta që ka pasur abuzim , gjë që klienti im e mohon. Nëse del se ai ka abuzuar ndaj saj unë s’do të jem më në mbrojtje të tij” ka deklaruar avokati i Aleko Petros.

Kujtojmë se trupi i pajetë i Anxhelina Petros u soll në Shqipëri dhe u varros, pranë nënës së 29 vjeçares e cila kishte kohë që ishte ndarë nga bashkëshorti i saj Aleko Petro. /Pa Censurë/

Baby Boo