Shqiptari kërkonte rrejshëm para përmes portaleve për shërim, arrestohet

ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer vepër penale ‘mashtrim’.

Në njoftimin për media është bërë e ditur se personi i arrestuar është me inicialet M.K.(1986), i cili ishte në kërkim nga Polica që nga viti i kaluar.

“Më datën 17.06.2021, në NJHP në Prishtinë është raportuar rasti ‘Mashtrim’, ku i dyshuari me inicialet M.K., me qëllim të përfitimit material në mënyrë të kundërligjshme për vete apo personat e tjerë, përmes mjeteve të informimit, portaleve dhe rrjeteve sociale, ka kërkuar mjete financiare nga qytetarët për shërim. Ai pas kërkesës që ka bërë, ka pranuar mjete financiare në llogarinë e tij bankare”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast Policia, ka konstatuar se i dyshuari kërkesën në fjalë e ka bërë rrejshëm dhe menjëherë i ka njoftuar qytetarët për veprën e kundërligjshme.

Policia në koordinim me prokurorin e shtetit personin në fjalë, e ka shpallur në kërkim policor.

“Pas verifikimit në sistemin e të dhënave rezulton se i dyshuari ka dy urdhër arreste aktive dhe në koordinim me prokurorin i dyshuari dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet tutje në njoftim e Policisë së Kosovës

Baby Boo