Shqiptari i ‘rrezikshëm’, brenda vitit ka ndërruar 3 burgje. Kush është bosi i mafies, që po e mbajnë në mbikëqyrje maksimale


Ka nderruar 3 burgje brenda 10 muajve. Quhet Imail Rebeshi, shqiptari qe vetem se fundi u transferua ne nje burg te sigurise te larte ne Itali, ne mbikeqyrje maksimale.

Mediat italiane shkruajne se ai u arrestua ne janar se bashku me 12 persona te tjere, pjese e nje bande kriminale të tipit mafioz. U largua nga burgu i Tolmezzo ku ai kishte qendruar pothuajse gjashtë muaj, nderkohe qe tashme u zhvendos në burgun ne Cuneo.

Mbikëqyrje maksimale, pa komunikim me të burgosur të tjerë, vetëm dy orë ajër dhe izolim total. Në dhjetë muajt e fundit Rebeshi ka ndryshuar tre burgje: në nëntor ne Mammagialla ishte denuar për droge; në shkurt ai u transferua në Tolmezzo pas arrestimit si pjese e organizates kriminale dhe në gusht u shpërngul ne Cuneo.

Transferimi i fundit ka lene ne befasi edhe avokatin e tij, i cili cituar nga mediat italine thote se nje gje e tille nuk i ka ndodhur gjate viteve te gjata qe sherben si avokat:

“Në kaq shumë vite që e bëj këtë punë – pohon avokati Roberto Afeltra – kurrë nuk kisha pasur diçka të tillë më parë. Kam bere nje ankese lidhur me kete.

Pse është transferuar Rebeshi mbetet një mister edhe për avokatin.

Rebeshi dhe Giuseppe Trovato konsiderohen dy bosat e bandes mafioze qe per dy vite u be tmerr ne Viterbo. Të dy, me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tjerë, donin kontrollin e gjithe qytetit,

Shqiptari për hetuesit nuk është vetëm shefi i mafies ne kete zone, por konsiderohet gjithashtu një nga trafikantët më të rëndësishëm të narkotikëve në Italinë Qendrore.

Mbi të në të vërtetë rendojne dy masa paraprake, njëra e lëshuar nga Gjykata e Romës dhe ai i lëshuar në nëntor 2018 nga gjykata ne Cagliari, shoqerua me kerkese nga dy zyra të antimafias.

Arrestimi dhe akuzat 

Rebeshi u arrestua së bashku me tre persona të tjerë si pjesë e operacionit të koduar “Ichnos”, por ai ishte i njohur edhe më herët nga autoritet ligjzbatuese italiane

Edhe nën mbulimin e dy aktivitete në dukje të rregullta, duke qenë pronar dhe menaxher i klubit të natës ‘Shisha’ dhe një pikë makinash në Viterbo, ai ka mbajtur një rol udhëheqës në trafikun e drogës në Italinë qendrore”, bënë me dije karabinierët e Carbonia-s.

“I lidhur të trafikantëve ndërkombëtarë shqiptarë, ai është akuzuar se i ka siguruar grupit sard 6 kilogramë kokainë dhe 1 kg e gjysmë heroinë, nga nëntori 2017 deri në shkurt 2018”, saktësuan hetuesit.

Baby Boo