Shqiptari i jep fund jetës në Greqi, miqtë: Ishte i “mbytur” në borxhe


Një shqiptar ka vendosur t’i japë fund jetës mëngjesin e ditës së sotme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Megara, ku 60-vjeçari është gjendur i varur në shtëpinë e tij sot në mëngjes nga fqinjët e tij.

Më parë ai punonte shofer në një kompani private që dërgonte fëmijët në shkollë.

Shqiptari kishte mbi 25 vite që punonte në Megara, por kishte vite që ishte pa punë dhe e kishin mbytur borxhet, tregojnë shokët e tij.

Para se të varte veten la një letër ku shkruante arsyet e vetëflijimit.

Baby Boo