Shqiptari gjendet pa shenja jete ë qelinë e burgut në Greqi


Është gjendur pa shenja jete një i burgosur shqiptar 35 vjeç në burgun e Trikalas Greqi. Policët e gjetën në krevat, kur hynë në qeli, sepse nuk përgjigjej dhe reagonte. Mediat greke shkruajnë se Policia po heton shkaqet e ngjarjes.

Ky nuk është shqiptari i parë që humb jetën në burgjet greke.

Ilia Kareli humbi jetën i dhunuar dhe i torturuar nga policia në burg. Ngjarja shkaktoi tronditjen e opinionit publik shqiptar pas zbulimit të episodeve të dhunës. Por për rastin e fundit nuk dihet ende se cilat kanë qenë shkaqet./BW/

Baby Boo