SHQIPTARI E GODET ME SHUFËR HEKURI NË KOKË PUNËTORIN MAROKEN


Një shqiptar ka përfunduar duke plagosur kolegun e tij në punë pas një sherri të lindur për ndarjen e turneve.

Ngjarja ndodhi në Itali, në një ndërmarrje ndërtimi ne Cotignola. Shqiptari i është sulur me një shufër hekuri shefit të tij duke e bërë për spital.

Sherri nisi pas një debati për turnet mes shefit të ndërmarrjes, një marokeni 36-vjeçar dhe një shqiptari, punëtor në ndërmarrje, 42 vjeç.

Në këtë moment, ka ndërhyrë një tjetër punëtor shqiptar, i cili i ka shkruar në ndihmë bashkëatdhetarit të vet. Ai ka rrëmbyer një tub hekuri dhe e ka goditur duke e lënë të shtrirë përtokë. I plagosuri u transportua me helikopter dhe duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Baby Boo