Shqiptari arrestohet nga policia, dyshohet se është anëtar i ISIS


Policia greke ka arrestuar pasditen e djeshme në pikën kufitare të Kakavijës shqiptarin të dyshuar se është anëtar i organizatës terroriste ISIS, emri i tij është bërë i ditur, ai është Leonardo Rustemi nga Berati.

Raportohet se emri i Rustemit ishte në listën e personave të dyshuar si anëtarë të organizatës terroriste ISIS. Shqiptari u arrestua teksa po udhëtonte me autobusin e linjës Berat-Athinë dhe kishte si destinacion Pireun.

Ai kishte kaluar normalisht në doganën shqiptare, por është arrestuar në doganën greke pas verifikimeve dhe kontrollit të dokumenteve nga policia greke.

Sipas policisë greke, shqiptari kishte jetuar për disa kohë në Lindjen e Mesme dhe Turqi dhe figuronte në listën e të dyshuarve si anëtar i Shtetit Islamik.

Ai do dërgohet në gjykatën e Janinës, e cila do të vendose nëse do të gjykohet në Greqi apo do të ekstradohet për llogari të ndonjë vendi tjetër.

Baby Boo